• |
ide | kryesore

Bulqizë, 29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 29 vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Bulqizë në rrethana ende të paqarta. Fatmirësisht i riu është pikasur nga banorët e pallatit ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e tij drejt spitalit të Bulqizës. Ai mësohet se është 29 vjeçari, Gëzim Duriçi, me probleme të shëndetit mendor.

Sipas mjekëve 29-vjeçari kishte fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *