• |
ide | kryesore

Barbie së shpejti në versionin film, Margot Robbie aktorja kryesore

-Instant, Paparazzi, Slider



Kukulla jonë e preferuar e fëmijërisë, “Barbie” së shpejti do të vijë në një film me njerëz realë. Regjisorja e nominuar për çmimin “Oscar”, Greta Gerwig, ka firmosur zyrtarisht për të drejtuar filmin e shumëpritur “Barbie”. Dhe për të luajtur rolin e kukullës me flokë të verdhë, është përzgjedhur aktorja e famshme Margot Robbie.

Gerwig ka qenë në bordin e projektit Warner Bros që nga viti 2019, kur nënshkruan për të shkruar skenarin e filmit me Noah Baumbach. Që nga ajo kohë, thashethemet kanë qarkulluar që Gerwig ishte zgjedhur të drejtojë projektin, por marrëveshja nuk u bë zyrtarisht.
Sidoqoftë, gjatë intervistës së saj për revistën britanike Vogue, Robbie vuri në dukje se vizioni krijues i Gerwig do të shtrihej tej skenarit dhe në karrigen e regjisorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *