• |
ide | kryesore

HBO publikon foton e parë të ribashkimit të serialit “Sex and the City”

-Instant, Paparazzi, Slider



HBO Max ka publikuar foton e parë zyrtare të “And Just Like That”, një rikthim i “Sex and the City”. Në foto shfaqen yjet Sarah Jessica Parker që luan rolin e Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon në rolin e Miranda Hobbes dhe Kristin Davis si Charlotte York. Në seritë e reja Carrie, Miranda dhe Charlotte tregojnë rrugëtimin e tyre të komplikuar të jetës në moshën 30-vjeçare dhe akoma më të komplikuar në të 50-tat e tyre.

Në këtë rikthim të “Sex and the City” mungon Kim Catrall e cila luante rolin e Samantha Jones. Së bashku me treshen e aktoreve, në 10 seritë e reja do të luajnë edhe Sara Ramirez, Chris Noth, Mario Cantone, David Eigenberg, Willie Garson dhe Evan Handler. Përveç Ramirez, të gjithë aktorët e tjerë janë shfaqur në “Sex and the City” dhe do të rikthehen me rolet e tyre origjinalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *