• |
ide | kryesore

Pas gërvishtjes së makinës, të rinjtë në Llogara rrihen me shkopinj bejsbolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim personin që mbrëmjen e djeshme ka kanosur dhe ka dhunuar me shkop bejsbolli një tjetër shtetas, duke i dëmtuar edhe makinën që ky shtetas drejtonte. Ngjarja ndodhi në Llogora, në afërsi të një lokali. Policia tha se konflikti mes tyre nisi për motive banale, por sipas burimeve mësohet se ata janë përplasur me njëri-tjetrin me makina e më pas kanë dalë nga automjetet dhe janë konfliktuar me sende të forta.

Njoftimi i Policisë:

Goditi me sende të forta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë shpallur në kërkim policor shtetasin S. H., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta (shkop bejsbolli) shtetasin K. K., si dhe i ka dëmtuar mjetin, të cilin ky shtetas drejtonte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *