• |
ide | kryesore

Përgjimet e SPAK për prokurorin e Sarandës, arrestohet edhe një ish-futbollist me precedentë penalë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet nga policia në Tiranë ish-futbollisti i ekipit “Bistrica”, shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në pranga ka rënë Markelian Alinani, banues në Delvinë. Alinani, 44-vjec, ish-futbollist i ekipit “Bistrica” u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Alinani u shpall në kërkim pas operacionit të datës 19 qershor në qytetin e Sarandës, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policise gjyqesore Napolon Hodaj.

Konkretisht Alinani del në përgjimet e SPAK duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit te ndeshjes Selenica-Permeti si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim te paligjshem per mbylljen e nje ceshtjeje penale ku ai ka qene i akuzuar per “Plagosje”. Mesohet gjithashtu se Alinani rezulton person me precedente te tjerë penalë.

 Njoftimi i policisë TiranëNga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Markelian Alinani, 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *