• |
ide | kryesore

Partia Demokratike mbledh Kryesinë më 15 korrik, çfarë do diskutohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ditën e enjte me datë 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.


Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh anëtarëve demokratë, ku i ka njohur këta të fundit me rendin e ditës.


Janë katër pika që do të shqyrtohen, analiza e masakrës zgjedhore, siç e cilëson PD 25 prillin, ndryshimi në Statutin e partisë, miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Nnumërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar. 

Ndërsa, ditën e mërkurë, në orën 11 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

3 Comments

  1. Reagim skandaloz i PD-se per vjedhjen e miliona eurove per tenderin me te shtrenjte ne bote ne uniformat e policise.
    Opozita duhet te reagonte me te gjitha menyrat per kete super vjedhje qe po shkruajne dhe agjensite e huaja

  2. Duhet te filloje urgjentisht vettingu nga ShBA I pasurise se cdo politikani te 30 viteve te fundit ,ashtu sic kerkoi z Basha para zgjedhjeve.

  3. Cfare do diskutoje ? Do diskutoi bilancin e fitimit nga shitja e zgjrdhjeve te 25 prillit.

    Basha dhe rrethi i tij e tradhetuan popullin opozitar, i shiten zgjedhjet te Rama, po hyjne

    ne parlament te bejne palle e te perfitojne nga pushteti i Rilindjes ndersa popullin opozitar

    e lane nen tundren e pushtetit te pakufishem te Rames e rilindjes famekeqe. Une dhe shume

    si une qe kemi 30 vjet qe votojmer PD pa pasur asnje perfitim vetem duke ditur se cfare

    perfaqeson PS dhe sidomos rilindja, pas kesaj tradhetie kurre nuk do ta votojme kete palo PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu