• |
ide | kryesore

Video/ Donnarumma e çon Kupën në Romë: Italia kampion Europe me penallti

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video

Nuk shkoi në shtëpi, por shkoi në Romë. Italia është kampione e Evropës! Për herë të dytë në historinë e tyre, ata fitojnë turneun kontinental. Italia rrëmben kështu Europianin e dytë në histori, 53 vjet nga i pari (në 1968) dhe është distanca më e madhe mes dy trofeve të fituar nga një kombëtare e vetme në kompeticion. Roberto Mancini mund të festojë, është bërë trajneri i pestë që ka fituar një trofe të madh ndërkombëtar me Italinë, pas Vittorio Pozzo (Botërori 1934 e Botërori 1938), Ferruccio Valcareggi (Europiani 1968), Enzo Bearzot (Botërori 1982) e Marcello Lippi (Botërori 2006).



Pjesa e parë ka qenë një vuajtje e vërtetë për të kaltrit e Mancinit, të befasuarnga një start blitz i ekipit të Southgate, që mori avantazhin në minutën e dytë: Kane ndoqi sprintin e Trippier, mbrojtja italiane ishte në kohë vonesë dhe e majta fituese e Shaë mposhti Donnarumman. Shansin më të mirë për të barazuar para pjesës së parë është në këmbët e Chiesa, konkluzioni i të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Një Itali krejt tjetër në pjesën e dytë, gjithashtu e ndryshuar nga zëvendësimet e Mancinit (menjëherë jashtë Barella dhe Immobile për Cristante dhe Berardin). Dhe në minutën e 67 erdhi barazimi: Verratti goditi me kokë dhe Pickford e devijoi në shtyllë, por topin e kthyer e shtyn në rrjetë Bonucci, duke barazuar rezultatin që nuk ndryshoi deri në minutën e 90′. Duheshin kohët shtesë, por edhe penalltitë pas tyre, sepse 1-1 mbeti në fuqi deri në minutën e 120′.

Berardi dhe Kane janë të sakta në goditjet e tyre, Belotti i pari nga ata që e humbën, duke u hipnotizuar nga Pickford. Nuk gaboi Maguire, duke e cuar topin nën kryqëzimin e shtyllave, ashtu si Bonucci. Kapitullimi i Anglisë filloi me dy lojtarët e futur në fushë në minutën e fundit, për penalltitë: Rashford zhvendosi Donnarumman por goditi shtyllën. Bernardeschi i dha kryesimin Italisë, ndërsa Donnarumma është fantastik edhe ndaj Sanchos. Penalltia e fundit në këmbët e specialistit Jorginho, por këtë herë ‘Profesori’ tradhtoi pritshmëritë, sepse Pickford arriti ta bllokojë. E fundi tani ishte penalltia e Saka, por portieri i Italisë është i pakalueshëm dhe con Italinë në triumf. Azzurri janë kampionët e Evropës!

STATISTIKAT

– Italia ka shënuar 13 gola në këtë turne, një rekord për të kaltrit në një edicion të vetëm të Europianit dhe Kupën e Botës.
– Me 34 vjet e 71 ditë, Leonardo Bonucci është bërë shënuesi më i vjetër në një finale të Europianit (kaloi Bernd Hölzenbein, me Gjermaninë në 1976 në moshën 30 vjec e 103 ditë).
– Janë pesë finalet mes Europianit e Botërorit të përfunduara në barazim, në katër prej tyre Italia ka qenë në fushë.
– Të tre finalet e luajtura në Wembley në turnetë madhorë ndërkombëtarë (mes Botëorit e Europianit) kanë shkuar në kohë shtesë.
– Italia është skuadra që e ka mbyllur një finale të Europianit me zotërimin e topit më të madh në historinë e kompeticionit (65.6% për të kaltrit këtë mbrëmje).
– Në serinë e pathyeshmërisë rekord prej 33 ndeshjesh para kësaj mbrëmje, Italia kishte kaluar vetëm 44 minuta në disavantazh, ndërsa në këtë takim të kaltrit ishin në disavantazh për 65 minuta.
– Goli në hapje i Luke Shaw ishte më i shpejti i realizuar në një finale Europiani (1’57”) e është goli i parë i lojtarit me fanellën e Anglisë.
– Giorgio Chiellini është bërë lojtari i tretë më i vjetër i të gjitha kohëve që luan një finale të një Europiani (36 vjec e 331 ditë), pas Jens Lehmann me Gjermaninë në 2008 (38 vjec e 232 ditë) e Arnold Mühren me Hollandën në 1988 (37 vjec e 23 ditë).
– Jorginho është bërë lojtari i pestë italian që luan finalen e Champions League/Kupa e Kampionëve e finalen e një Europiani ose një Botërori në të njëjtin sezon, pas Daniele Massaro, Roberto Donadoni, Demetrio Albertini e Paolo Maldini (të gjithë në 1994).
– Gianluigi Donnarumma (22 vjec e 136 ditë) është bërë portieri i tretë më i ri që diskuton një finale mes Europianit e Botërorit, pas José Ángel Iribar në 1964 me Spanjën e Juan Botasso në 1930 me Argjentinën.
– Leonardo Bonucci është tashmë italiani me prezencën më të lartë në Europian (18). Në përgjithësi, ka barazuar Bastian Schweinsteiger (18) e vetëm tre lojtarë kanë luajtur më shumë: Cristiano Ronaldo (25), Pepe (19) e João Moutinho (19).
– Leonardo Bonucci ka prekur 141 topa në këtë ndeshje, rekord për një lojtar në një finale të Europianit.

3 Comments

  1. Ne nje ane kishim legjionaret qe humben tre penalltite e fundit ne menyren me te papergjegjshme te mundshme dhe ne anen tjeter njerez qe unifiormen e kane te ngjitur me mishin. Kush do fitonte? Behet fjale per te rinj qe pavaresisht se i veshin fanellen, nuk kane jo vetem nocionin e kombit anglez por nuk e njohin nocionin e kombit fare. Kombi ne fakt eshte shpikje europiane dhe keta njerez nuk kane detyrim ta kuptojne, por ne keto ndeshje kur niveli i talentit eshte i krahasueshem vendos ai lloj motivimi. Edhe nje here fitorja shkoi per sensin e kombit. Simbolika ishte dramatakisht e fuqishme dhe tronditese.

  2. Finalen e fitoi pervoja e Chiellini dhe Bonucci!
    Dikur nje tip qe quhej NAPOLEON thoshte se FATI FAVORIZON MENDJET E PERRGATITURA…..

    Plus qe Rama doli ne foto me Johnson……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu