• |
ide | kryesore

E trishtë/ Shpërthimi i gazit në Velipojë, vdes edhe vajza tjetër e familjes Gjoka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është thelluar edhe më shumë bilanci i viktimave në familjen Gjoka nga Gajushi i Lezhës, pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në Velipojë.

Teksa familjarët po përgatiteshin të përcillnin për në banesën e fundit, vajzën e madhe, Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila pak ditë parë gjeti vdekjen, sot familjarët mësojnë lajmin e trishtë të humbjes së vajzës së dytë të familjes, Klarisa Gjoka vetëm 12 vjeçe.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, Klarisa, nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga djegia që kishte pësuar.

Ndërkohë dy pjesëtarët e tjerë të familjës Alketa dhe Enriko Gjoka, ndodhen nën kujdesin e mjekëve italian,

Ku burimet bëjnë me dije se nëna e tre fëmijëve, Alketa Gjoka është në gjendje të rëndë në Itali dhe po lufton me jetën.

Sakaq gjendja e djalit është përmirësuar dhe ka kaluar gjendjen kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjoka , Danjela Gjoka, Enriko Gjoka dhe Alketa Gjoka.

Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë.

Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.



1 Comment

  1. Si gjithmone masat merren mbas ngjarjes.Shtet rrumpalle.Per ate ikin njerezit nga ky vend sepse lihen ne meshiren e fatit dhe shteti i tyre nuk kujdeset.Shteti duhet te ket nje plan per veprim para se njerezit te lendohen.Ku jan gjithe ata njerez qe punesohen neper qeveri dhe pushtet lokal per sigurine dhe ruajtjen e njeriut.Kafeneve ose marrin rrogen duke ndenjur ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *