• |
ide | kryesore

Kultivim kanabisi, në pranga 44-vjeçari në Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në qarkun e Beratit, ku ka përfunduar në pranga një person.

Adi Myftari 44-vjeç u arrestua pasi në Vërzhezhë u kap nga policia duke ujitur 120 fidanë të dyshuara bimë narkotike kanabis, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Ndërkohë që u procedua penalisht Sh.K. 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në këtë zonë është zbuluar kultivim kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *