• |
ide | kryesore

Vetëvritet në dyqan biznesmeni në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet A. A., është gjetur i vdekur në dyqanin e tij. Deri më tani, sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por policia po bëhen hetimet e rastit.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 15:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *