• |
ide | kryesore

Itali/ 27-vjeçari shqiptar plagoset me thikë, në gjendje kritike për jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar shqiptar në Itali po lufton me vdekjen në një spital të Italisë, pasi mbeti i plagosur pas goditjeve me thikë.

Mediat italiane raportojnë se i riu është sulmuar befasisht me thikë nga dy persona mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën “Gazametro”, pranë një restoranti japonez. I plagosuri tentoi fillimisht të largohet duke vrapuar, por pas afro 150 metrash ai është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Skena ndodhi para syve të dhjetëra kalimtarëve të frikësuar, të cilët lajmëruan menjëherë urgjencën. Brenda pak minutash në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe policia.

Raportohet se 27-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe gjendja e tij është kritike për jetën. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit.

Sipas mediave italiane i riu kishte pasur një debat të ashpër me dy djem pranë një restoranti në zone.

Pas debateve verbale i riu është larguar, por më pas dy djemtë e kanë qëlluar pas shpine, duke humbur gjurmët e duke lënë pas një pellg gjaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *