• |
ide | kryesore

Do kthehej sot në Shqipëri për pushime, shqiptari gjendet i pajetë në rrugë (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar u gjet i vdekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës. Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i pajetë në asfalt. Viktima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç. Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi. Fillimisht banorët e zonës menduan se viktima ishte goditur me thikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë. Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia. Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali. Trupi i viktimës është dërguar për një autopsi të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *