• |
ide | kryesore

Zjarri masiv në Sardegna të Italisë nuk kursen asgjë

-Instant, Planet



20 mijë hektarë pyll u dogjën dhe 1,500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, në Sardenja të Italisë. Shumë biznese bujqësore dhe prona private u dëmtuan nga zjarret, të cilat filluan të shtunën në krahinës e Oristanos.

BE të dielën, dërgoi katër aeroplanë zjarrfikës, duke përfshirë dy avionë Canadair të siguruar nga Franca, për të mbështetur 11 aeroplanë që punojnë për të shuar zjarret e furishme afër 13 qyteteve. Përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë penguar nga erërat e forta dhe të nxehta.

Ajo çfarë shihet në foto janë toka, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara të shndërruara në hi, si dhe ferma dhe shtëpi të dëmtuara. Gjithashtu edhe kafshët nuk i kanë shpëtuar flakëve masive.

Flakët nuk ‘kanë kursyer’ as një pemë ulliri mijëravjeçare.

Autoritetet janë duke punuar për neutralizimin e zjarrit, e për këtë kanë kërkuar dhe ndihmën e shteteve aleate.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *