• |
ide | kryesore

‘Zoti’ shqiptar i drogës në Kolumbi, kush është Agim Çerma (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit ‘Jimy’ tashmë i konsideruar në vendin amerikano-latin si ‘zoti’ shqiptar i drogës. Ai kishte mbërritur në 2014 në Kolumbi me gruan e tij dhe ishte vendosur në veri të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal.


‘Jimy’ ishte siguruar mos binte në sy, duke mos përdorur as makinë apo celular, jetonte në shtëpi me qira dhe përdorte gjithmonë mjete të transportit publik. Ai madje pretendonte se ishte inxhinier civil.


Jo rastësisht e kishte zgjedhur vendin për të jetuar shqiptari, pasi kishte afër portet kryesore dhe do të ishte më i lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane.

Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘Alfonso Bonilla Aragón’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

Ai bashkëpunoi edhe me kartela vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin Ëilliam Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londono, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla Gonzalez.

Një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe kishte zgjedhur përsëri transport publik.

Rezulton se Agim Çerma kërkohet për vrasje në Shqipëri, kurse në SHBA për trafik droge.

2 Comments

  1. Atje çdo lobim dhe sponsorizim bëhet publik dhe transparent.
    Në këtë pikë, çifti Meta ka ngel me thes në krah sepse s’duan të bëjnë gabimin e Lulzim Bashës që 1 milion euro i postoi nga Banka e Ukrahinës prej dy vjazave agjente të KGB (spiune ruse).
    Për të gjitha këto arsye: Meta dhe Monika u katandisën dje në zyrën e një lobisti libanez, për të vetmin fakt sepse atij, mund t’ja bëjnë pagesën dhe transfertën honorare jo në Bankat Amerikane por në atdheun e tij në Liban, si shteti që njihet si lavatriçja e parave mafioze të gjithë botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu