• |
ide | kryesore

Basha: Ditën që doli raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për mediat një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i PD shprehu shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339 gjatë fjalës së tij. Ai kërkoi që SPAK të mos bëjë ‘ping-pong’ si dhe të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore.

Basha edhe njëherë theksoi se në raport u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë. Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj”, tha Basha.



3 Comments

  1. Gjithkush mund te flase per dhunen ndaj gazetareve, ta denoje ate, por qe te flase Berisha i cili ka futur gazetaret ne burg, ka djegur redaksine e gazetes Koha Jone, ka dhunuar gazetaret Bardhok Lala, Zamir Dule, Edi Rama, Erion Brace e deri gazetare spanjolle, çka e renditi ne 10 armiqte me te medhenj ne bote te shtypit, eshte vertet nje ironi e fatit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *