• |
ide | kryesore

Karaburuni ështe ende i mbërthyer nga flakët, digjen qindra hektarë me shkurre e pemë

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej 4 ditësh tashmë, gadishulli i Karaburunit është nën ‘pushtetin’ e flakëve që vijojnë të djegin qindra hektarë me shkurre e pemë. Ende nuk është një përllogaritje e saktë e dëmit pasi zjarri ende nuk është fikur edhe pse shumë punonjës të zonave të mbrojtura prej ditësh po përpiqen të shuajnë vatrat aktive.

Dje në ndihmë të tyre shkuan edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, por janë larguar sot. Për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri, ndihmë që akoma nuk ka shkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *