• |
ide | kryesore

Tokio 2020/ Qerimaj 36 kg larg medaljes së artë: i pari në baterinë B nuk i vlen për asgjë shkodranit

-Instant, F1, Sport



Peshëngritja vazhdon të dhurojë emocione e medlje për të tjerët në Tokio 2020, sepse për Shqipërinë historia është mbyllur pa sukses. Pas Briken Caljas i vetmi që i shkoi pranë medaljes, mbyllet larg zonës që ka rëndësi prova e Erkand Qerimajt. Shkodrani ka dominuar baterinë B me 338 kg në dygarësh, por në baterinë A kanë qenë më të fortët e ata që kanë marrë medaljet në peshën 81 kilogram, duke i lënë peshëngritësit shqiptar vetëm vendin e 9 në renditjen e përgjithshme.

Medalja e artë ka shkuar për kinezin Lyu Xiaojun, që ka ngritur 374 kg në total që vlen një rekord të ri olimpik, duke i lënë vendin dytë domenikanit Zacarias Bonnat Michel me 367. Antonino Pizzolato rrëmben medaljen e bronxtë në Tokio, duke i dorëzuar Italisë medaljen numër 24 me 365 kg në dygarësh.

Të tetë peshëngritësit e baterisë A kanë ngritur më shumë se Qerimaj: e filloi garën me 151 kilogramë, më pas me 155 kilogramë dhe në të fundit me 157 kilogramë në shkëputje. Në stilin e shtytjes shkodrani ngriti 181 kilogramë dhe provoi edhe me 185 dhe 187, por pa mundur t’i ngrinte dot.

POSTIMI I QERIMAJT

Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.

Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash.’- shkruann Qerimaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *