• |
ide | kryesore

Video/ Jessica Fox riparoi kanoan me një prezervativ e fitoi medaljen e artë në Tokio: video shkaktoi ironinë e ndjekësve

-Instant, Sport, Video



Vetëm pak minuta e ndanin nga finalja e sllallomit K1 të kanoas dhe australiania Jessica Fox kuptoi se kanoa e saj ishte e dëmtuar. Një vrimë që zakonisht mbyllet me një përzierje karboni. Por atletja, medalje e bronxtë në Londër 2012 dhe Rio 2016, vendosi të mbyllte rrjedhjen duke përdorur një prezervativ që kishte në xhep. Një zgjedhje e gjetur që i lejoi asaj të pozicionohej në shkallën më të lartë të podiumit dhe të fitonte medaljen e artë.

27-vjeçarja australiane e ka shpërndarë videon unike të mirëmbajtjes së kanoas në profilin e saj TikTok, duke ndezur ironinë në rrjetet sociale, por edhe admirimin për gjestin në stilin “MacGyver”. Prezervativi është pjesë e kompletit të vënë në dispozicion nga organizatorët e Olimpiadës si propagandë kundër SIDA-s.

https://www.youtube.com/watch?v=w_CIXcMUnyU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *