• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë dreqin bën Maradona në Skoci? Prezenca e re e Pibe de Oro çmend rrjetet sociale

-Instant, Sport, Video



Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta prej gati dy vitesh, por miti i tij vazhdon të jetojë në zemrat e tifozëve që e kanë adhuruar si një hyjni. E mesa duket Pibe de Oro “zbavitet” duke u shfaqur aty-këtu për të drithëruar zemrat e shumë futbolldashësve. Ai e kishte bërë këtë në tribunat e Ëembley gjatë finales së madhe ndërmjet Italisë dhe Argjentinës dhe e kishte bërë sërish në ndeshjen mes Gimnasia La Plata dhe Patronatos. Por paraqitja e fundit e ‘Diez’ është shumë më e pamundur: kampioni argjentinas vrapon rastësisht në terrenin stërvitor të Dundee United pas shpinës së ndihmës trajnerit skocez që synonte të intervistohej. Një video që u bë menjëherë virale.

Hapa të shkurtër gjatë një vrapimi të lehtë; modeli tipik i flokëve dhe fizionomia trupore e pagabueshme; lëvizje tmerrësisht të ngjashme dhe ato getat e ulura poshtë. Të gjitha detajet që kanë bërë që shumë tifozë në rrjetet sociale të besojnë se djali që vrapon pas ndihmës teknikut të Dundee United Liam Fox është ai, Diego Armando Maradona. “Dalja” e fundit e Pibe de Oro ka ndodhur në Skoci, pikërisht teksa SkySports po intervistonte stafin e klubit skocez. Dhe ajo video, e cila në mënyrë të pashmangshme u bë virale, i çmendi rrjetet sociale.

Sigurisht, nuk është vetë kampioni argjentinas, i cili u nda nga jeta gati dy vite më parë dhe për vdekjen e të cilit do të dalin në gjyq 8 persona, por ai videoklip dhe ajo ngjashmëri e pabesueshme i ka bërë përshtypje shumë tifozëve në mbarë botën, sidomos në Argjentinën e tij. Nuk duhet shumë për të rindezur kujtimet e atij fenomeni me fanellën me numrin 10 në zemrat dhe mendjet e tifozëve. Një halucinacion kolektiv që ka diçka nostalgjike, por që lë një ndjesi të këndshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *