• |
ide | kryesore

Fjalt e dëshpërimit të Luiza Gegës pas mbylljes së Tokio 2020

Arkiva, Sport

“Edhe pse nuk ishte dita ime më e mirë, gjithsesi jam shumë e lumtur që munda të arrij deri në finale. Nuk ia dola dot. Sporti aq shumë të gëzon, por pa aq ta thyen zemrën”, deklaroi Luiza Gega menjëherë pas garës finale të 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” Luiza Gega e ka mbyllur atë në vend të 13-të garën me kohën 9:34.10, një rezultat larg pritshmërive për 32-vjeçaren, e cila vetëm disa ditë më parë kishte regjistruar kohën 9:23.85 në kualifikuese.


Mes 16 konkurrueseve, Gega doli pothuajse e fundit duke lënë pas spanjollen Robles, australianen Gregson (nuk e përfundoi garën) dhe amerikanen Koburn (u skualifikua).


Objektivi i sportistes në këtë garë ishte thyerja e rekordit kombëtar, rezultat që do ta katapultonte automatikisht në top-10, por për Luiza Gegën dje ishte një ditë jo e mirë.

Megjithatë objektivi kryesor i saj ishte kualifikimi për në finale, gjë që e realizoi me sukses, duke u bërë e para atlete shqiptare që ia del t’i kalojë kualifikueset.

Image

 

5 Comments

  1. po ca deshtake..
    30 min me vone se vendi i pare.
    A ishe tu pi kafe?
    Po ik beni noj pune ne Shtet dhe lereni vrapin per ata qe ja dine kesaj pune.
    Pale si krenoheshe qe vajti ne finale…ik se na hapet barkun…

  2. Sportiste me talent, por sidomos perkushtim dhe modesti. Te arrish nga pistat me gropa te nje zgeqeje si Tirana ne mes me te mirave te botes ne nje sport te super-luftuar eshte arritje e jashtezakonshme. Keto jane sporte ku synohet drejt limiteve me te skajshme njerezore dhe jo gallata me verdallisje rreth nje topi qe na del se e bejne shkelqyeshem edhe obezet sezonale si Neymar, Kane apo Higuain. Per te ardhur keq qe protagonistet e nje sporti ku vrapohet mesatarisht nje distance qesharake tezesh prej 11-12 km ne 2 ore marrin me shume vemendje se Luiza e sakrificave pertej njerezore. Kushdo me pak stervitje i ben 12 km ne 2 ore, por t’ja dalesh t’i zbresesh 3 km qofte edhe nen 12 minuta duke mos perfshire pengesat eshte shkaterruese. Ato qe e kane vene qofte edhe njehere kemben ne piste e dine cfare do te thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu