• |
ide | kryesore

Shfaqjen me Luiza Gegën e vazhdon me Florian Markun, Rama iu përgjigjet kritikëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Luiza Gegës, në Kryeministri u organizua sot ceremonia e nderimit për boksierin shqiptar Florian Marku, i cili fitoi titullin WBC me shume vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra.

Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e nisi duke iu përgjigjur kritikëve, pas polemikave të shkaktuara. Rama tha se me Florian Markun po ndodh njësoj si me kampione europiane të Shqipërisë.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se Luiza Gega nuk u braktis nga qeveria dhe kjo e fundit nuk u përpoq të përfitonte nga suksesi i saj, pasi u shpall kampione. Ndërkohë, suksesin e Florian Markut, ai e quajti kuq e zi. Rama i dhuroi Markut medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, ndërsa theksoi se sot nuk ka sportistë të braktisur.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

U mblodhëm në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport me një kampione të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani. Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës.

Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.

Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj.

Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.

Diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shqiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë arrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen ylli i mirënjohjes.

Ne e hapëm këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do të na sjellin medalje.



47 Comments

    1. aftesite intelektuale te ketij monstre nuk kapin as cobanin si profesion.kur them coban nuk e kam fjalen per ata me dele e dhi,por per ata me derra.ky nese nuk do ishte sorros do te ishte nje mjeran qe se bashku me te vellan,do ishin duke lare pjata ne ndonje restorant te usa.

  1. Ja dhe nje portal i cili gjithmon duke u ber bashk me opoziten vjellin vrer pa arsye duke e ditur mir se rama e ka zhvilluar gjith sportin e asnje tjeter

  2. Ceremoni te tilla jan me te vertet per tu vlersuar sepse i shperblejn mundin dhe ketyre sportisteve qe kan punuar fort per te arritur der aty

  3. Vk jane bo portalet politike fare , ne vend qe te jete lajm gri qe te mos ndikoje te lexuesi , shkojn e politizojne lajmet

  4. E megjithate per Florian Markun shteti shqiptarë nuk paguan kokerr leku as per palester as per trainer as per trajtim ushqimorë.
    Ky shtet i perbere nga hajdutë i çoi peshengritesit shqiptarë ne lojrat olimpike ne tokio pa trajner e pa masazhatore duke e mbushur delegacionin shqiptarë me zyrtarë burokraktë e hajdutë qe shkojne vetem per te shetitur boten me lekët e popullit e që nuk ja kanë idenë se ç’eshte sporti.
    Kjo qeveri e korruptuar hajdute dhe e kriminalizuar deri ne palce mendon vetem te marrë merita per ate qe nuk e meriton dhe nuk mendon per ata qe eshte e detyruar.
    P. S. Nuk po e them se asht e votuar se votat ne rastin me te mirë i blerë e ne rastin me te keq i ka vjedhur keshtu qe nuk asnje lloj detyrimi per delet

  5. E megjithate per Florian Markun shteti shqiptarë nuk paguan kokerr leku as per palester as per trainer as per trajtim ushqimorë.
    Ky shtet i perbere nga hajdutë i çoi peshengritesit shqiptarë ne lojrat olimpike ne tokio pa trajner e pa masazhatore duke e mbushur delegacionin shqiptarë me zyrtarë burokraktë e hajdutë qe shkojne vetem per te shetitur boten me lekët e popullit e që nuk ja kanë idenë se ç’eshte sporti.
    Kjo qeveri e korruptuar hajdute dhe e kriminalizuar deri ne palce mendon vetem te marrë merita per ate qe nuk e meriton dhe nuk mendon per ata qe eshte e detyruar.
    P. S. Nuk po e them se asht e votuar se votat ne rastin me te mirë ka i blerë e ne rastin me te keq i ka vjedhur keshtu qe nuk ka asnje lloj detyrimi per delet

  6. Keta sportiste gjithmone jane mbeshtetur nga shteti shqiptar por kritiket jane te shumete dhe vetem te flasin kot e me kot dine

  7. Hallall qe i vlerson se na kan bo krenar kudo. Ju portali leshit ishit msu me salen qe skishte kshu vlersimesh se skishim sportista na kishin ik te gjith

  8. Lugat: Figurë që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit.

    Lubi: Figurë që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.Agjentet spiune salih metaj.ha mut salih metaj hajne dhe shpellkaret skiftere gjithe diten

  9. Ktij djalit hallall i qofte se eshte tamam kampion e meriton gjithe vlersimet e medaljet. Shyqyr qe ktheu syte nje qeveri nga kta te rinj e te reja te talentuara se ata para i kishin len ne harres tu i largu me zor

  10. Thuaj ca te duash per Ramen po aman po i vlerson sic duhet kta kampiona qe kan nxjerr faqe bardh shqiprin ne bot. Te tjeret at pun kan vec me lef

  11. Sporti sic e than dhe sportistet tan esht zhvilluar shume ne pak kohe. Keni ber super pune dhe investime e per ne teper keni punesuar e keni shperblyer dhe sportistet

  12. turp i madh qe ne vend qe te gezohen e te festojn meren me fjal koti. Ju vazhdoni secili me punen dhe kaq se ne qe duam ta kuptojme e dim se cfare po beni per kte vend

    1. Po he mo petrit car ti japi qeveria per te ngrene? Skiftera apo sorra? Pulat jane me botoks. Kur te flini beni shqiponjen dhe ne mengjes dhisni si krenare.

  13. Mire e ka rama dalin mediat pa pikenturpi flasin per kushtet e sportit ku jane te gjithe te mirat per sportistet tane

  14. Nuk me hiqet nga mendja ajo reklama idiote, ku ky druvari thote: Fitoret ja dedikoj Atdheut. B52!!!!

    Hapu dhe te futemi!!! Se clidhje ka memedheu me B52 e karit!

  15. Për këtë mostër janë epike fjalët e Deputetit Alizoti.Ne kuvend ai tha.Me edukatën që e karakterizon ,gen i familjes nga vjen ju drejtua me Zoti kryeministër dhe për vazhdim për ti thënë se kush ishte në të vërtetë i tha.Ti mor zoteri po mos ishte Partia e Punës tani PS nuk do ishte kryeministër por bashkë me vëllain tënd do ishte punëtor sezonal çadrash në plazhet e Himarës.Ai palloshit u nxi dhe nuk pepitiu.Kuptohet që në ato fjalë të Z.Alizoti ishte e vërteta e madhe që vetë Rama e dinte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *