• |
ide | kryesore

Klodi, Taulanti, Luiza Gega, trekëndëshi kampion i shtypit rozë

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Dy kampione të mëdha të atletikës shqiptare mund të pushtojnë vëmendjen e mediave edhe për gjëra të thjeshta si sherri për një burrë. Trekëndëshi Luiza Gega, Klodiana Shala dhe Taulant Stërmasi ka zënë së fundit titujt kryesorë të shtypit rozë.

E para ishte Klodiana Shala e cila plasi botërisht një histori që njihej si “sekret publik”. Ajo ka zbuluar se ish  partneri i saj, Taulant Stërmasi sot nuk është vetëm trjaneri por edhe i dashuri i Luiza Gegës. Ajo ka treguar: 

“Jami njohur me të kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jami ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin”. Dhe pasi përshkroi në këtë mënyrë mardhënien e saj të shkuar ajo pati dhe ca fjalë për jetën aktuale të ishit të saj. “Jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë.

Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”, thumboi Shala në emisionin “S’e luan topi”.

Nuk kalimuan shumë ditë dhe Luiza Gega nuk i rezistoi dot presionit për të reaguar.

“Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për Panorama Plus, duke qëndruar diskrere për marëdhënien që ajo ka me Taulant Stërmasin. 

Kampionia e Europës në çdo dalje të sajën ka bërë me dije se është vetëm. Por me sa duket këtë pakt diskrecioni për të mbajtur në hije jetën e saj private ia ka prishur evokimi i Taulant Stërmasit nga ish bashkëjetuesja e tij e para një dekade. Sepse deklaratat e hidhura të Klodi Shalës se i shkonte në shtëpinë që ndante me njeriun e saj, nuk mund të kalonin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

®Lapsi.al



1 Comment

  1. aha qenkan njerez….
    Thashe mos ishin emra patronazhistesh te Fuges qe komentojne te Lapsi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *