• |
ide | kryesore

Presidenti i KOKSH: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria të jetë partnere

-Instant, Lajme, Të fundit



Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur me një ceremoni të organizuar në kryeministri. Në këtë ceremoni ka folur edhe kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i cili ka thënë se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.

“Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner.”, u shpreh Fidel Ylli.

Ylli në fillim të fjalës së tij përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin për të cilin tha ka bërë një punë të madhe.

‘Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla.’- tha Ylli,



33 Comments

  1. sporti ne shqiperi qe ku ka ardhur qeveria rames ka patur shume perparesi dhe shume investime kshu qe kjo deklarat bine posht

      1. Kohet e fundit qeveria Rama i ka kushtuar nje vemendje te madhe aktiviteteve sportive,fat per ne qe i kemi ne krye te vendit!

  2. Sporti ka pasur perparesi dhe ndryshime te medha me mbeshtetjen e zotit rama pasi u ka dhen dore te gjith sportisteve

  3. Per te arritur gjerat qe ne duam ne jete mjafton ti perkushtohemi ,e per kete moto mund te themi qe Luizes i shkon per shtat
    Urime Luiza!

  4. qeveria e rames asnjher se ka menduar sportin si rival po e ka mbeshtetur si me investime dhe emocionalishht e shpirterisht sic beri dhe me luizen me kete ceremoni te kryer

  5. rama e ka ber diferencen se gjithmon i esht gjendur prane sportit dhe sportisteve pasi ata jan ambasador te denj per te perfaqesuar vendin ne arena te medha sportive

    1. Me then te drejten sportit ne shqiperi keto vitet e fundit i eshte dhene rendesi sespe me perpara nuk ka pasur ndonje mbeshtetje te madhe

  6. epo me investimet e kryera nga rama per te krijuar stadiume e pista nuk besoj quhen lemoshe, se ne fund te fundit qeveria partnere me sportin vetem tani po e shofim se ne kohen e sales nuk behej llaf te merrnim pjes ne gara te tilla olimpike

  7. Mesa e degjova Zoti Fidel tha qe ishte i kenaqur nga puna qe ka bere qeveria, e cila i ka mundesuar stadiume me standarte europiane per te organizuar cdo gare qe sportistet kane

  8. ne kaq vite eshte hera e pare qe nje qeveri i eshte gjendur kaq prane sportisteve dhe i ka dhene gjithe mbeshtetjen e saj

  9. me thene te drejten qeveria i eshte bere partnere sportisteve dhe i ka dhene mbeshtetjen e saj, shpresoj qe ne vijim te behet dicka me shume per ta

  10. Sporti ka mare nje tjeter zhvillim ne shqiperi dhe jam e sigurte qe do zhvillohet akoma me shume mbas kesaj fitoreje

  11. Duhet te shtohen sa me shume ambientet dhe fushat e sportit pasi sa me shume te kemi aq me shume breza te shendetshem do te nxjerrim

  12. Bashkpunimi midis qeveris dhe federatave duhet te shtohet sa me shume qe sportistve elitar qe na prezantoin ne evente nderkombetare mos ti mungoj asgje

  13. Thuaj ca te duah po rama esht i vetmi qe i ka dhen vemendje sportit ne vend se Saliu i la sportistat me ik te gjith jasht me perfaqsu vendet e tjera se skishin asnji lloj kushti me u stervit

  14. Se mohon dot njeri qe kjo qeveri ka investu ne sport e me ne fund per here te pare u mbajt edhe nje finale europiane ne vendin tone. Nuk e di ca lloj arritje doni me shum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *