• |
ide | kryesore

I arrestuari për prostitucion në Dibër, drejtori sportiv i Korabit

Arkiva, Lajme, Të fundit
I arrestuari për prostitucion në Dibër, drejtori sportiv i Korabit



Mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar Presindeti i Korabit, Fehmi Mëziu. Kreu i skuadrës së Korabit ishte në kërkim ndërkombëtar, teksa vetëm ditën e sotme është mundur të arrestohet.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni . Fast Albania, DVP ka finalizuar operacionin në kapjen e 51-vjeçarit.

“Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Dibër dhe me Interpol Tiranën.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *