• |
ide | kryesore

Shfaqja ka mbaruar/ Luizës nuk ka kush t’i përgjigjet

Arkiva, Kryesore, Lajme



9 minuta, 11 sekonda dhe 31 milisekonda është koha që iu desh Luiza Gegës për të thyer një rekord të kampionatit europian. Por, për të kuptuar se kremtimet me të cilat e pritën në Tiranë pas rekordi ishin thjesht një farsë, iu deshën 1 vit, 4 muaj dhe 21 ditë.

Kur e kuptoi ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale, gjithnjë e përmbajtur për frustrimin që i shkakton mungesa e shpërblimeve financiare, por edhe tallja e madhe që iu bë në mes të Tiranës.

“E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq” ka shkruar Gega në rrjetet sociale.

Mesazhi ishte i përmbajtur, por Gega e ka të qartë se duke thyer heshtjen ka ngritur një akuzë ndaj falsitetit të qeverisë.

Shumëkush e kujton ceremoninë pompoze me të cilën ajo u prit në Tiranë, pasi u shpall kampione e Europës në finalen e 3000 metrave me pengesa në Mynih.

Inskenimet në bulevardin Dëshmorët e Kombit atë mesditë të nxehtë gushti kishin diçka komike, të ngjashme me lojën e aktorëve të filmit “Historiani dhe kameleonët”.

Një turmë e madhe njerëzish u shfaq para kryeministrisë për të pritur kampionen në 23 Gusht të vitit 2022, megjithëse nuk kishte pasur njoftim publik për mbërritjen e saj. Burra, gra, të moshuar dhe fëmijë mbanin në duar flamuj të vegjël kuqezi dhe kishin bllokuar bulevardin.

Dielli i gushtit po bëhej gjithnjë e më i padurueshëm në mesditë, prandaj të gjithë u gëzuan kur më në fund një varg makinash dhe njerëzish me uniforma nisën të lëvizin nga ura e Lanës drej kryeministrisë.

Bashkë me marshimin, nisi edhe filmimi që transmetohej direkt në televizionet informative. (Video më poshtë)

Të veshur me kostume të kuq, muzikantët udhëhiqnin në krye të delegacionit zhurmues. Këpucët e tyre përplaseshin në bulevard, nën ritmet e marshit që luanin me veglat muzikore. Instiktivisht, turma që priste para kryeministrisë krijoi një çarje mikpritëse në mes.

Pas muzikantëve, afroheshin ngadalë disa makina të policisë bashkiake me sirenat e alarmit ndezur.

Dhe në fund, të kortezhit zhurmues shfaqet një Cadillac i kuq, që rrëshqet triumfues mes grumbullit të njerëzve.

Evis Kushi me Cadillac
Evis Kushi me Cadillac

Në vendin e parë të Cadillac-ut, e shijon xhiron me makinë Evis Kushi, atëherë ministre e Arsimit. Në sediljet e pasme, ulur ylli i ditës: Luiza Gega. Në krah të saj, trajneri dhe bashkëshorti, Taulant Stërmasi.

Ceremonia kishte një deja vu. Disa vite më parë kombëtares së futbollit, iu bë një pritje e ngjashme kur u kualifikua në europianin e 2016. Para se të merrnin veten nga ndeshja në Jerevan, futbollistëve të kombëtares iu desh të respektonin më parë kryeministrin Edi Rama.

Salltanetet dhe tapeti i kuq që i kishin shtruar, ia shumëfishuan emocionet Luiza Gegës.

Ajo shihet e prekur nga brohorimat dhe thirrjet e qindra njerëzve që i kishin mbledhur ta presin në pikun e vapës. I mirëpret duart që zgjaten dhe urimet nga cilido nga turma, që tund flamujt e vegjël kuqezi.

Se sa e ndërgjegjshme ishte Luiza Gega se kjo ishte një turmë false, aspak spontane, e mbledhur para kryeministrisë me urdhër dhe jo me dëshirë, këtë s’kemi nga ta dimë.

Por sigurisht që kur ka parë kryeministrin Edi Rama të përulet dhe t’i puthë duart në shkallët e kryeministrisë, emocionet duhet të kenë pushtuar Luiza Gegën në një mënyrë të papërmbajtshme.

Pak sportistë e kishin shijuar një respekt të tillë. Përulja pa turp e Evis Kushit që i bënte xhiro me Cadillac; njerëzit e mbledhur para kryeministrisë për ta uruar, brohorimat, urimet, flamujt që valëviteshin kudo; puthja e duarve nga kryeministri Edi Rama dhe sigurisht, lëvdatat e ministrave.

“Rezultati i Luizës është falë edhe këtyre ligjeve që qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar i ka bërë dhe sportistët nuk marrin më rrugët për të bërë për flamujt e tjerë” e hapi siparin e propagandës live kreu i KOKSH, Fidel Ylli.

Stafetën e elozheve e kapi ministrja e fëmijëve, Bora Muzhaqi që tha se Luiza Gega u ngjit në majë për lartësuar kombin.

Erjon Veliaj bëri një krahasim të çuditshëm mes historisë së Luiza Gegës dhe bashkëshortit të saj, Taulant Stërmasit me historinë e marrëdhënies së tij me Edi Ramën, pastaj nuk mungoi as Evis Kushi që foli për buxhetin dhe shpërblimet financiare për sportistët dhe në fund Edi Rama, që për të përshkruar historinë e Luiza Gegës mori citimet e Winston Churchill.

Në fund, ceremonia në Sallën e Hartave u kurorëzua me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike dhe premtimin personal të Edi Ramës për shpërblimet financiare.

“Nuk ka shpërblim financiar, nuk ka medalje që mund të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën” – u shpreh Rama, që disa ditë më pas do ta përforconte më tej faktin se Luiza Gega do të shpërblehej financiarisht nga qeveria

Ceremonia pompoze dhe ftesa që Rama i bëri Luiza Gegës në kryeministri provokoi një debat të madh. Në qendër të vëmëndjes ishte braktisja e Luiza Gegës nga shteti.

Kritikët shkruanin se qeveria nuk kishte asnjë meritë për fitoret e Luiza Gegës dhe i gjithë organizimi i ngjante një “pengmarrjeje” për të vjedhur suksesin e kampiones së Europës.

Kryeministri Edi Rama kërkoi të kundërpërgjigjej me fakte. Në një shënim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, ai shkruante se po i kundërviheshin me keqdashje nëpërmjet “lajmeve të rreme, fabrikimit të fakteve alternative, gjobave mediatike e sulmeve politike”.

Kryeministri tha se “nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë”. Pasi dha shifra të sportistëve që kishin marrë shpërblim, Rama siguroi se “nuk ka më as harresa, për të paguar detyrimet që burojnë nga vendimi përkatës i qeverisë”.

Edhe vetë Luiza Gega u detyrua t’i hedhë poshtë interpretimet, sipas të cilëve po përdorej politikisht nga Edi Rama. Ajo mohoi publikisht se pritja që iu bë ishte thjesht dhe vetëm një shfaqje propagandistike. Në një intervistë për mediat Luiza Gega do ta shfajësonte Edi Ramën

“Jo, nuk jam ndjerë e përdorur. Shiko, në të gjithë botën po ta shikoni sportistët kur arrijnë medalje të mëdha priten si heronj dhe unë thjesht kam qenë shumë e lumtur që kjo gjë po ndodh më në fund dhe te ne. Mendoj që gjithmonë do të ketë njerëz që ngatërrojnë bindjet e tyre politike me një vlerësim që duhet t’i bëhet një sportisti nga kushdo parti që është në pushtet”, iu përgjigj ajo kritikëve të qeverisë.

Ka kaluar rreth një vit e gjysëm. Gega ka pasur plot kohë për të kuptuar se e kanë gënjyer. Shpërblimet financiare që ia kishin premtuar nuk janë dhënë. Ministrja Kushi ka ikur. Zyrtarët e tjerë ngurrojnë të firmosin, sepse vendimi i Këshillit të Ministrave lë hapësira për interpretim.

Në media ka rrëfyer për një moment, kur gjeti rastin dhe ia tha kryeministrit Rama se nuk i kishte marrë shpërblimet e premtuara. Ai ka thirrur Evis Kushin dhe ia ka lënë porosi se duhet t’i jepte zgjidhje ankesës së kampiones. Por fjalët e Ramës i ka marrë era, ndërsa Luiza s’ka marrë asnjë lek.

Për garat e Lojërave Olimpike dhe Kampionatin Europian po stërvitet në Kenia. Nuk ka guxim të thotë se Rama e ka përcjellë duke e gënjyer, deri në tallje. Nëse do të thoshte fjalën e fundit, qindra miliona lekë mund të mos i shohë kurrë.

Ndaj, edhe pse është e gënjyer, e papaguar dhe e tallur kufizohet kur përmend Edi Ramën, me shpresë se ai do ta mbajë fjalën. “Dua ta falënderoj, sepse jam ndjerë shumë e vlerësuar. Por kjo nuk ka të bëjë me kryeministrin, sepse nuk është ai personi që duhet të merret me shpërblimet e mia”.

Por tani është shumë vonë. Shfaqja ka marrë fund dhe Luizës nuk ka kush t’i përgjigjet./Lapsi.al



47 Comments

  1. Kjo bajga e bithes se kristaqo perdhunuesit keshtu i ka keqtrajtuar grate gjithmone…
    Urryes patetik i semure i grave qe ka trajtuar me sadizem…
    Ashtu trajton edhe baxhello ministreshat gojesperme te haremit te nenshtruare…
    Si do e trajtonte luizen ky monster…
    Njesoje si delet e tije voteshitese…
    Dhe krejte vathen e tij te nderkyer nga perdhunimi 11 vjecar.
    Skeni pare gje akoma.

      1. O Gimi o bytqim ju te Sali Berishes mos flisni fare se ju i lat ne harres sportistet nuk keni ju fytyre e surrat te flisni

        1. nuk thash qe ketu e ka fajin sali berisha sali berisha ka faj per gjera tjera si shkaterrimi i uzinave fabrikave mashtrimi i firmave piramidale 97 Gerdeci 21 janari kompleksi partizani vrsajen e familjes Haklaj per keto fajin e ka sali berisha

          po ktu nuk ka gisht sali berisha

          por as Evis Kushi dhe as Bora Muzhaqi nuk kan faj por ujqerit e vjeter Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi jan te pafuqishme

    1. luiza u përdor. Sa më i varfër njeriu aq më i lehtë keqpërdorimi

      Ramës nuk i ha kari fare, po fare! Rama ka për borxh të tallet edhe me vdekmit edhe me të gjallët, me artistët sportistët presidentin shish, parlament , spak gj kushtetuese, institucione të vendit dhe te huaja, ambasadore, kdiplomatë qeveritare, me krere shtetesh ne samite balkanike dhe europiane etj etj etj ai u tall edhe me trump por pastaj i shkonte në hotel për tiu servilos nëper takime, rama është një klloun një cope bastardi karagjoz,

      Por , po të mos ishte rama do ishte luli ose veliaj, dhe e verteta e madhe eshte qe ky popull kurvë meriton ramën dhe më zi se rama.
      Luisa ti hajë karin ramës tani.

      1. po i lumte Rames kur perball la kupolen e Sali Berishes ilir meets lulzim bashen has bardhin me pak fjal nje opozite cop cop nga mos fitoj Rama prandaj duhet te beni nje gar te hapur brenda pd dhe te krijohet nje opozite e re me lider te ri me figura te reja qe kan ide vizjon bindje artelnativ qe dijn ta fitojn besimin e Shqiptareve vetem kshu mundetet Rama po me sali berishen ilir meten lulzim bashen gaz bardhin Rama e ka fitoren ne xhep

        1. O bole ke noi mendim pse sja japin leket luizës?
          Apo e perdorën si klluf luizën??

          Sikur tiu qinte rama në bythe kush do ishte si ju
          Ju qiu udheheqja e lartë
          Nafije moj nafije

          1. e vetmja rrug qe Luiza Gega te marr shperblimin esht qe te gjith sportistet te ngrihen ne protest si studentet e 2018 dhe te mjeksis por politika nuk duhet te perfshihet fare

      2. @ 18.33
        S’ka pse.
        Luiza me te shoqin trainerin jane
        sportist te lire.
        Mund ta ndrrojne flamurin nese kane karakter. Po mos vareshin nga parja e shkjaut Rama, te konkuroje me flamur tjeter. Mos na qahet ne FB.

    1. Nuk është askush që ja mban shpërblimin Luizës.
      Por është rregulli i shkruar.
      Deri në kontrollin pas garës, antidoping , sportisti nuk e mer shpërblimin.
      Sapo të bëj kontrollin dhe paraqet rezultatet e kontrollit në ministri, mer menjëherë shpërblimin për fitoren e fundit.
      Sepse ndodh si ata peshëngritësit. Ai shkodrani dhe ajo vlonjatja. Morën shpërblimin dhe pastaj në kontrollin e radhës dolën se kishin marë substanza të ndaluara.
      Titulli europian ju hoq, dhe duhej të kthenin mbrapsh shpërblimin.
      Sportistët kampionë europianë e botërorë, apo me rezultate të larta në aktivitete ndëkombëtare, sot po trajtohen më mirë se kurrë.
      Kanë marë gradën ushtarake KOLONEL dhe paguhen një rrogë mujore nga shteti 1 milion lekë në muaj.
      Kanë përfituar statusin e ushtarakut.
      Luiza sot është kolonele e Forcave të Armatosura. Është 33 vjeçe, dhe e ka filluar sportin 20 vjet më parë.
      Luiza duhet të tregojë, se kur ka qenë më e vlerësuar se sot.
      Ajo rregullin e di. Mbas kontrollit të radhës antidoping, mer shpërblimin.
      Nuk ka burrë nëne që ja heq shpërblimin asaj.
      Suksese Luiza.

  2. Habitem me nje si ka mundesi qe ky lajm nuk esht dhen ne top chanel tv klan oranjuz pi vetem ne portalet e Internetit cfar po ndodh keshtu ne rast se kjo esht e vertet turp te po faj nuk ka as Bora Muzhaqi e as Evis Kushi por ujqerit e vjeter te politikes

      1. ore nuk po thot njeri qe ka faj sali berisha ne kete mes

        po them se nuk esht faj i Evis Kushit dhe as i Bora Muzhaqit por i ujqerve te tjer Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi jan te pafuqishme

  3. O i pa emër 09:06. Që nga fjalori që përdor dukesh qartësisht kush je !!! Vetëm një gjë të dish. Nëse ti shan dikë dije që je përsoni me i sharë.
    Ti se ke idenë se çfarë personi po shan si rrugaç.
    Por si mund të sillet një harbut që nuk aspak rregullat e edukatës siç jeni të gjithë ju idhtarët e një personi si Rama që personifikon të gjithë ju perversa.
    Unë jam i vetëvetes i as kërkujt dhe të jesh person i lirë nuk më ka bërë Sali Berisha por vetëvetja.
    Ju që për të mbijetuar bëheni lapangjosë, të mjerë nga botëkuptimi e të mbaruar di njerëz.

    1. O Gimi o karagjoz te kam par neper komente sa e bron sali berishen o tru shplare mua nuk me behet von as per sali berishen as per Ilir meten e as per Ramen po ti o tru shplare ngele duke then patronazhist komunist qe sali berisha esht nje komunist nje hajdut kryeminel dhe shkaterrues kete e dijn te gjithe

    2. Rames i marrsh te keqen ti o Gim muti shikoje sjlljen e njerzeve te sali berishes si sillen ne parlamet si rrugaç rrugesh sillen dhe me rrugaç se jeni ju tru shplaret e sali berishes nuk ka te gjith ju te sali berishes jeni plera hajdut mashtrusa kriminela pijanec plenagjinj dallaveragjinj flliqsira te pa fytyre injorant

    1. Shqiptarët janë popull i varfër dhe i shtypur. Edhe goxha popull kurve
      Urrejtja patologjike ndaj berishes ka në thelb faktin që ja hoqi nga duart kët popull, dhe sigurimi , partia e punës, nomklatura u tërbua! Si guxon të na heqesh viktimën nga duart!

      Shife ramën tall karin non stop me kët popull kurvë

      1. I pasur ne ket bote pa shkelur tjetrin, nuk behesh dot. Shqiptatet nuk jane popull me i keq se te tjeret.
        Ne kemi mbetur popull i vogel, nuk kemi pushtuar popuj te tjere ne histori, nuk ju kemi marre tokat tjeterkujt.
        Nga gjuha dhe rraca jemi unike, pra jemi te vetem, dhe jo familje e madhe popujsh, si shume ne Evrope. Prandaj nuk do mund te kemi mireqenie te krahasueshme me popuj te medhenj, pa bere te keqija (pa u shitur, pa ju rene ne qafe te tjereve etj etj). Puna e jone e perbashket- i vetmi faktor ku mund te mbeshtetemi.

  4. Prandaj moj cupe e mbare, veri gishtin kokes, dhe mos u bej blepirese me pushtuesit! Kaq veshtire e keni te refuzoni furcat e ketyre mavive?!

    1. O ti VK boll re boll o tru shplari i sali berishes se ju kemi par sa keni ber per sportistet ju i lat ne arres dhe sot po beni si intersant

      1. Meso drejteshkrim e sintakse bro, se nuk te kuptohet logjika e fjalise. Ju patronazhistet, pervecse bythelepires, jeni analfabete funksionale.

        1. degjo ketu ti o tru shplari i sali berishes po ju nuk jeni patronazhistet e sali berishes o legena se na keni qa koken se kur ishte sali berisha ne pushtet te gjith patronazhistet e partis demokratike ishin ne pun

  5. Në rrugë e sipër për të qenë vetvetja dhe për të mos qenë me asnjë, Gazi u shndërrua në gaztor tragjik.
    Në përpjekjen e tij sizifiane për t’i ngjarë Saliut, përfundoi duke i ngjarë Mulit.
    Tani flet papushim si ai, mendon pa mendim si ai, vepron me gjeste si ai, trashë zërin dhe bën si i fortë ngjashëm me të.Do ti mare ne fund te janarit,por ju malokeve cecene e shpellkare cfare ju ngel per ato qe shkruani sot.

  6. O ju që flisni me kaq pasion prej rrugaçësh duke ofenduar e etiketuar shqiptarët e tjerë. Malok ça do të thotë. Po ju kush jeni që flisni pa minimumin e edukatës e të qënit shqiptar.
    Ku jeni rritur se nga fjalori që përdorni të lë dyshimin për një ambient që kanë urrejtje të madhe për një pjesë të madhe që i quani malokë.
    Një urrejtje që vetëm armiqtë e kombit tonë e kanë.
    Pra duhet të jeni rritur në një ambient antishqiptar.
    Një gjë me bën përshtypje se Shqipëria është tërësisht vënd malor dhe të gjithë janë malsorë ose njerëz të rritur në male. Pra dhe ju që flisni me kaq urrejtje jeni të tillë malësorë ose malokë siç thoni ju!!
    Dhe më keqja është se këtë urrejtje e kanë pasur dikur dhe Enveri dhe diktatura e tij.
    Atëherë ju jeni veçse reminishenca të asaj diktature që luftonte një pjesë të shqiptarëve me të gjitha mjetet njësoj si armiqtë e vendit.

  7. le ti lejm sharjet se nuk ka lezet kjo esht politika me e turpshme duke share patronazhizt shpellar te dy palet politike kan pergjegjesi per kete vend esht e vertet qe Shqipetaret mund te jen merzit me Ramen por kur shofin nje opozit cop cop me figura te urryera si sali berisha ilir meta flamur noka gaz bardhi edi paloka albana vokshi etmond spahu e tjer Shqipetaret nuk kan rrug tjeter dhe esht normal qe do votojn po Ramen te dy palet politike duhet te bejn ndryshime rrejnsore bernda vetes

  8. Suksesi me energjinë e rinovueshme, media italiane krahason Shqipërinë me Suedinë: Ka përmbushur direktivat e BE-së,Malok vjen nga fjala Malsor por malok quhet ai ose ato qe nuk kane lidhje me te qenurit civil e qytetar.por une nuk kuptoj nga ju qe pse ofendoheni kur dikur me te drejte ju etiketon malok,ju e pranoni me kenaqesi kete emer dhe ariu malok quhet por nuk ofendohet.

  9. po ju them se nuk faj sali berisha nuk po ju a akuzon njeri sali berishen

    po Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi dhe ato nuk kan faj Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi jan te pa fuqishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *