• |
ide | kryesore

Plagosën me thikë punonjësin e ujësjellësit, vihen në pranga dy persona në Bulqizë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona që u konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës një 33-vjeçar, janë arrestuar nga policia. Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit B.GJ. 32 vjeç dhe M.Zh. 28 vjeç, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta  kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *