• |
ide | kryesore

Hetimet/ A u ndihmuan Çekaj dhe Pjetri të arratiseshin nga burgu 313

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, dy personazhe të njohur të drejtësisë shqiptare tentua sot të arratisen nga burgu “313” në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.00 të së dielës kur të burgosurit janë nxjerrë në orarin e ajrimit.

Për të realizuar planin e tyre ata kanë përdorur një litar të improvizuar me çarçafë dhe kanë tentuar të ikin nga pjesa e pasme për t’u shpëtuar kështu punonjësve të sigurisë, por u pikasën nga rojet.

Pritet që rasti të referohet në prokurori nga Drejtoria e Burgjeve dhe 2 të dënuarit do të përballen me akuzën e “tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

ABC raporton ndërkohë se kanë nisur hetimet nëse ka policë apo persona nga brenda burgut të përfshirë si bashkëpunëtorë.

Arbër Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar për grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *