• |
ide | kryesore

Makina bie nga ura në Korçë, ndërron jetë në spital shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë. Sipas informacioneve zyrtare, një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *