• |
ide | kryesore

I riu shqiptar terrorizon ish-të dashurën në Itali, qëllon me breshëri kallashnikovi mes njerëzve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Një 21-vjeçar shqiptar, Ibrahim Rudi, banues në Galipoli në Itali, ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij dhe partnerin e saj.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptyari ka qëlluar në drejtim të tyre 16 herë me automatik.

Mësohet se shqiptari u ndalua nga karabinierët menjëherë pas ngjarjes. Ata deklaruan se ai qëlloi me breshëri automatike drejt disa personave, mes të cilëve ishte edhe ish-e dashura e tij.

Ngjarja ndodhi këtë të marte dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Hetuesit mendojnë se i riu me origjinë shqiptare ka qëlluar vetëm për ta frikësuar vajzen dhe jo për ta lënduar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *