• |
ide | kryesore

Kultivonin kanabis në pyll, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Gramsh

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi kultivonin kanabis në Gramsh. Policia ka kontrolluar territorin dhe ka evidentuar bimët narkotike në zonën e pyllëzuar në fshatin Gribë.

Tashmë 30-vjeçari F.S, dhe 27-vjeçari A.S, janë në kërkim dhe Policia po punon për kapjen e tyre.

 

 “Shpallen në kërkim 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, Gramsh.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim policor shtetasit F. S., 30 vjeç dhe A. S., 27 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *