• |
ide | kryesore

Afganistani në duart e talebanëve/ Amerikanët nisin evakuimin e stafit të ambasadës nga Kabuli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Talibanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, ku në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul.Të dielën militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.

Mandej ata morën bastionin verior të qeverisë së Mazar-i-Sharif. Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.

Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin.

Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Të dielën në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Presidenti Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të përshkallëzuar tërheqjen e SHBA nga Afganistani, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”.



3 Comments

  1. E cfare beri Amerika me Afganistanin? Nje vrime ne uje, la afer 200000 te vrare nga te vetet, vrau afgane pa mase dhe perfundimisht la nje katrahure lufte civile te brendshme. Njelloj si ne Vietnam, Siri ,Libi etj. Pra Amerika mike nuk zgjidh problemet e popujve,perkundrazi ishton e agravon ato.

  2. tani do te shofim kur talebanet do te dhjesin e pshurrin flamurin amerikane bash ne ambasaden e tyre ashtu si e dhjene dhe e pshurren komunistet shqiptare .atje ku ka popuj amerikanet kane ikur me bishte ne shale si ne vietnam,kore etj,rrenegatet afgane e meritojne kete fund pasi u vune ne sherbim te bandes amerikane dhe tradhetuan interesat e vendit te tyre .kush bashkepunon me keta bandite gjithmone e kane pesuar ,fundi i tyre ka qene i tmerrshem ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *