• |
ide | kryesore

Me kartë identiteti false në Rinas, policia i vë prangat 32-vjeçarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar me iniciale Sh.B. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se është paraqitur në Rinas me një kartë identiteti false me gjeneralitetet e një personi tjetër.

Pas verifikimeve, ka rezultuar se ky dokument ishte falsifikuar duke çuar në arrestimin e 32-vjeçarit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi  në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në  hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *