• |
ide | kryesore

Kim Kardashian ndryshon zërin në video, këtë e thotë vajza e saj North

Arkiva



North, vajza e Kim Kardashian nuk rezervohet fare për të kritikuar të ëmën, e sidomos kur mendon se ajo po shtiret.

Në një video të fundit, ku Kim shfaqet duke reklamuar disa produkte grimi, në sfond dëgjohet North që e pyet pse e ndryshon mënyrën e të folurit kur u tregon produkte ndjekësve të saj në mediat sociale.

North u tall me të ëmën për zërin e saj përkëdhelës.

“Northie ndalo, kjo gjë është kaq e bezdisshme!” -i tha Kim vajzës, e cila po luante me kushërirën e saj, Penelope Disick, vajzës së Kourtney-t.

Më pas Kim iu drejtua Penelope-s, duke e pyetur nëse edhe ajo mendonte kështu dhe Penelope gjithashtu ra dakord që Kim e ndryshon zërin e saj në video.

“Në videot e mia? Unë nuk flas ndryshe, unë jam e njëjta qenie njerëzore,” -u përpoq të thoshte Kim. “Pra, ju mendoni se flas ndryshe kur flas për konturin?”

Një “po” nga Penelope dëgjohet në sfond. Ndërsa North filloi ta imitonte nënën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *