• |
ide | kryesore

Telefonata gjysmë orë para vendimit, çfarë i tha Berisha-Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga Lulzim Basha vetëm gjysmë ore para se ai të njoftonte publikisht largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

“Së pari dua të shprehem që vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Zoti Berisha statuti është shkelur me dhjetra herë…

Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju. Sepse këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion. Këtu de facto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD si opozitë sovrane.

Fevziu: Mes jush dhe SHBA, Basha ka zgjedhur SHBA-në.

Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e PD nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide, vetëm e vetëm si një parti sovrane.

Fevziu: Ju ka marr Basha t’ju thotë?

Berisha: Zoti Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marr. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila I dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.



11 Comments

  1. Bashen e dime qe nuk jep kurre doreheqje por ta zeme se beri, a do shpetonte nga ky lloj banditizmi amerikaneve? Nuk besoj.

    1. amerikanet edhe kesaj radhe kane ndihmuar shqipetaret duke i hequr qafe nje kriminel qe tifozlliku politik dhe krahinor nuk do kishte mundur ta eliminonte. Shpresojme te na heqe qafe edhe idiotin zuzar e arrogantin e lig Rama!

  2. IDIOTIZMI ME I MADH QE BERI PD.
    ISHTE MOS FUTJA NE ZGJEDHJET E 2019. NUK MUND TE DALESH KUNDRA SISTEMIT DEMOKRATIK. ESHTE NJELLOJ SIKUR TI THUASH BOTES PERENDIMORE QE UN DAL KUNDRA ASAJ QE JU E MBANI SI TE SHENJT.
    Nuk ka shpetim per pd. Keni per te pare se si do katandiset. Ate corb gatuan, ate do han.

    1. Cfare demokracie mbajne te shenjte keto qe keputen Berishen mor aman se na shushate? A e di ti qe me shumica e amerikaneve nuk e besojne qe vendimet i merr presidenti i zgjedhur por nje dore e panjohur qe leviz fijet ne prapaskene? Ku eshte demokracia? Askujt qe ka pushtet nuk i rruhet per demokracine. Amerikaneve i rruhej vetem per stabilitetin dhe fasaden e sistemit ne 2019. Mekati i Bashes eshte qe nuk e pengoi ate farse.

  3. Shume mire qe ndodhi

    Te pakten te ndajme shapi nga shapi

    Se kshu nuk shtyhesh

    Po te kene qene dhelpra politike,

    Luli dhe Sala e kane bo kte skeme,

    me zgju nga gjumi te gjithe te pergjumurit

    Kjo do ishte levizje super super super e holle

    Nese jo, atehere kjo duhet te neverise dhe
    çoje ne kembe çdo njeri
    (jo-domosdosmerisht berishist)
    qe nuk ka nevoje per parti dhe lider pula

    Ndoshta i gjo e mire do vije nga kjo se edhe kshu nuk vazhdohej

  4. Cako.. Ti je mo???
    O Neri do te ngatrojn me Fred Cakon, o lumadh.
    Leri idet komplotiste dhe fijet e zeza.
    Te dija me te zgjuar. Po me sa duket qenke trondit fort me kete termetin e sotem qe ra te shpia jote.

    1. Hahahaha
      Qenka komplot ideja qe ne Amerike vendosin lobingjet dhe qe sondazhet thone qe Amerikanet nuk besojne se qeveris Biden? Se eshte dore e zeze, e bardhe apo mulate nuk ka pike rendesie, rendesi ka qe sipas AMERIKANEVE nuk eshte dore e zgjedhur. Sa per Cakon, une jam lumturisht i vaksinuar dhe shpresoj qe dhe tjeret ta bejne.
      Termeti i Saliut eshte gje shume e mire. Eshte mundesi per t’i shkund gjerat ne nje drejtim tjeter. Sinqerisht vendimi i nje tipi qe nuk do e votonin as per administrator pallati si Blinken mund t’i hape rruge nje lloj tjeter opozite qe prej kohesh eshte e nevojshme ne Shqiperi. Nuk po thellohem se nuk ja vlen me ty dhe rracen tate, por hera e fundit qe kam degjuar fjalen lufte kunder monopoleve ne Shqiperi ka qene para 10 vjeteve. Tashme ja dolem qe pervec ekonomise ta bejme dhe politiken monopol.

      1. O Neri.
        Un qe po te pergjigjem, nuk jam aq i zgjuar sa zotrote.
        Se zotrote ka shkruajtur komente pa fund ketu, dhe te tregohem i sinqerte kam lexuar shume prej atyre komenteve.
        Jo se ne komentet e tua ka ndonje gje per tu vlersuar. Por per te vetemen arsye se nga ato shume komente, te pakten VETEM NJE te dilte i sakt dhe e vertet.
        Me pak llafe o Neri ti JA FUT KOT.
        Sa per rracen, ti e ke zgjedh tenden o NERO. Po me shume mendoj se ti te ZI ke mendimin, jo lekuren. Se te ishte e kunderta do te respektoja.

        1. Vetem per kete ceshtje, para dy ditesh e thashe qe Basha do e hedhi Berishen poshte autobuzit dhe ndodhi. Qe kur u emerua Blinken e pata thene qe e djathta ne Shqiperi do heqi keq me kete njeri dhe ndodhi. Ti, ne ndryshim nga une, nuk ke guxim te shkruash me nje emer qe t’i dalesh per Zot atyre qe thua.

          1. o neri pa iu fut replikes qe kush eshte si eshte dhe si drejtohet amerika sa e drejt apo e pa drejt eshte a jo,eshte fakt qe ti me ameriken nuk meresh dot,je liliput,je hic.per cfare do arsye berishes i shkeli kemba ne derras te kalbur duhet te zgjohej e te kuptonte qe duhet te hapte krahun.eshte politikan dhe duhet te kuptoj momentet.po e ka kap sedra idiote e shqiptarit dhe e malokut e se ul dot hunden.tregon qe eshte i trash te zoti.eshte diskurs shterp te tregosh sa parimor eshte amerika.dhe kete nuk e bejn dot ne shqiptaret e kesaj corbe kaotike.lere plakun mere se ia ka bere kokes.parimet nuk e justifikojn dot salen se nuk i zbatoi dot njeher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *