• |
ide | kryesore

Kristen Steward: E ndjeva të gjallë Princeshë Dianën gjatë xhirimeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa javësh u publikua traileri i filmit të shumëpritur “Spencer”, që tregon një pjesë nga jeta e Princeshë Dianës. Rolin e kësaj të fundit e luan Kristen Stewart, e cila u përgëzua për përsosmërinë me të cilën ka realizuar punën e saj si aktore.
I vendosur në një fundjavë dhjetori të vitit 1991, filmi tregon Princeshë Dianën teksa kalon Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe më pas merr vendimin për t’i dhënë fund martesës me Princin Charles.

Në film fansat mund të shikojnë se si kalohen pushimet në rezidencën e Mbretëreshës Elizabeth në Sandrigham ndërkohë që stafi përgatit ushqimet dhe organizon se çfarë do të veshë Diana në çdo hap. Familja mbretërore shihet duke u ushqyer, duke shkuar në kishë dhe duke bërë foto të portretit familjar, ndërsa Diana dhe martesa e saj po shkatërrohet.

Së fundmi, Kristen Stewart ka folur në lidhje me këtë rol për “LA Times”. Gjatë rrëfimit të saj, Stwart tha se ka përjetuar disa ndjenja drithëruese, shpirtërore gjatë xhirimeve.
“E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur. Ishte një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme. Më shkatërroi vazhdimisht”, tha Kristen, duke shtuar se kurrë nuk kishte ndjerë diçka të tillë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *