• |
ide | kryesore

Nis sot debati politik, PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë, pa Berishën në grupin parlamentar

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të premte do të zhvillohet seanca e parë plenare me deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit. Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës. Kujtojmë ndërkohë që një natë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo. Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.

 



2 Comments

  1. Dihesh qe ne fillim et e tija qe ishte nje qen tinzar i hajdutit tradhetar! FUNDI ERDHI TI BIEN O TE RROJNE TE SHKULUR ME KEMBE NGA QENTE TRADHETARE TE SHQIPERISE! RROFTE L’IRIS RROFTE SHQIPERIA!

  2. Ngrihuni në këmbë dhe mbani heshtje për gënjeshtrën dhe babain e saj shqiptar, për atë që na është shitur prej tridhjetë vitesh si profet i së vërtetës, gjeneral i të drejtës, përmbysës i sistemit politik të përqafuar e propaganduar dikur me vullnetin e tij të lirë dhe vendosmërinë e shtirë, si dhe si sjellës i “lajmit të mirë”, demokracisë, lirisë dhe barazisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *