• |
ide | kryesore

Kryetari i grupit të PD: Sot u shkel rregullorja, PS kërkon të zvogëlojë hapësirën e opozitës në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit të PD, Alfred Rushaj në një prononcim për median ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke thënë se shkelën rregulloren. Sipas Rushaj Kuvendi duhet të kishte pranuar kërkesën e PD-së që kërkoi kohë në këtë seancë që LSI të propozonte përfaqësuesit e saj për komisionet , por sipas tij PS e ka refuzuar këtë kërkesë.

Rushaj: Sot duhej të ishte një seancë rutinë, normale e kuvendit, ku secila prej forcave politike duhej të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën e vet në këtë Kuvend. Për fat të keq, që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja. Dhe u shkel për çfarë? U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, kjo është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje së pari kryetares së Kuvendit, së dyti grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që në asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është të marrim pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitën. Ne do të ndjekim çdo rregullore, por ajo çfarë unë jam sot këtu për të thënë, është që Partia Socialiste nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë që në mënyrë të hapur të shkel rregulloren. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste. Ju faleminderit!te.”



2 Comments

  1. pirdh o karkalec pirdh .
    a u vodhen zgjedhjet?
    a kishte masaker ?
    e njihni kete parlament?
    Si do veproni nga ketej e tutje?
    Ketyre ktheju pergjigje e mos prrallos gomarlliqe o kar me zile

  2. Sot medemek bete si te indinjuar e agresiv,ne fakt ishte nje teater i shemtuar,kot fare !
    U merakoset per LSI ?!Te drejtat e tyre ?!?!Hahahah!
    Jeni thjesht lojtar te piste e bashkpinetor te edvin rames,nga e dinte ai qe tmos reagonin nga provokimet e opozites,kus e njoftoi ramen qe porositi te tijet ?!?!
    Ky vend do opozite e jo te pabese e tradhtare te ndyre !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *