• |
ide | kryesore

Krujë/ Arrestohet 53-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëshorti për kultivim të lëndëve narkotikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka vënë në pranga 53-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë kanabis, që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

 “Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë”, njofton policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *