• |
ide | kryesore

Shtyrja e zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Partitë nuk bien dakord në zyrën e Vjosa Osmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi se 17 tetori do të mbetet data e zgjedhjeve lokale në këtë vend. Ajo ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Osmani tha se krerët e partive nuk u pajtuan për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ajo tha se do të respektojë qëndrimin e krerëve të partive, por shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, –  tha Osmani.

“Para disa ditësh i kam shkruar Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë çështje”, – shtoi Osmani. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *