• |
ide | kryesore

Reuters publikon dokumentin: SHBA kërkon të vaksinohet 70% e popullsisë botërore brenda 2022

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion udhëheqësve të botës të miratojnë atë që ata e quajnë objektiv ambicioz për t’i dhënë fund një shpërthimi të ri të koronavirusit që përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë deri në vitin 2022.

Citimi është shkëputur nga një dokument i publikuar në Reuters një ditë më parë.

Dokumenti tre-faqësh i është drejtuar shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat i ftuar në një samit online të planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shkresës, SHBA u bën thirrje vendeve prodhuese të vaksinës të dhurojnë 1 miliardë doza shtesë vaksine dhe të përshpejtojnë shpërndarjen e 2 mld dozave të vaksinës për të cilat janë zotuar deri tani.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre konfirmoi objektivin e vaksinimit prej 70%, por nuk dha detaje mbi samitin ose dokumentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *