• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Basha ta largonte Berishën, pa ndihmën e SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas humbjes së tretë në zgjedhje, Partia Demokratike është përfshirë në një përplasje të brendshme pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berishën. Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi për ABC thotë se përplasja mes Bashës e Berishës është e vonuar dhe ishte e pashmangshme. Duke sjellë në kujtesë përplasjet e dikurshme me Berishën, Shehi thotë se ish-kryeministri tani po vuan pasojat e mënyrës se si e ndërtoi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike. Për aleatin e demokratëve, përplasja Basha-Berisha është pozitive për shkak se ka hapur një debat të munguar brenda radhëve të opozitës dhe ka gjasa të prodhojë një elitë të re dhe figura të reja brenda të djathtës shqiptare./ Abc

https://www.youtube.com/watch?v=FlDDhNQlq5Q&t=68s



7 Comments

  1. Muti eshte kokolepsur dhe bere aq mullar saqe nuk i jep dum me njeri kesaj pune . Berisha nuk e mund dot Bashen se ai ka vulen dhe mbrohet nga Palloshi dhe Amerika . Por as Basha nuk e mund dot Berishen se ai ka pothuajse te gjithe demokratet nga pas . Prandaj une jam dakort me zonjen Kokalari dhe them se zgjidhja e vetme dhe me e mire eshte qe PD te ndahet ne dy pjese . Çdo zgjidhje tjeter do ta bente opoziten humbese te perjeteshme .

    1. Ke shume te drejte. Do e them nje dite tjeter dhe une propozimin tim, por ideja qe PD te ndahet ne 2 pjese, dhe PS ne dy pjese(1.Rilindje dhe 2.PSocialiste) dhe te futen ne zgjedhje ne koalicion me njera tjetren eshte e vetmja zgjidhje

  2. Dashi mbahet si plak me mend, po ne pozicionin qe eshte normale qe duhet te gjej nje te mesme. Tani mire I Gjati thot akoma fajin e ka saliu, dhe luli padyshim qe anes e anes ashtu do ta coje muhabetin po dhe dashamiri mendon qe sala ka akoma pergjegjesi se ashtu e paskerka drejtuar dikur partine. Po lulushi gjate ketyre 8 vjeteve paska gjetur mundesi per ta pastruar partine nga gjithe figurat qe kane kontribuar kurse per ta demokratizuar spaska pasur mundesi. Mbase e ben kete mandat te lll po se fluturuan si diversantin e rames.

  3. Berisha po te ishte burr me mend do te duhej te largohej gradualisht nga jeta politike qe ne 2013. As partine e tij nuk do ta vinte ne pozite kundra ShBA edhe Lulushin do ta linte te lire ne menyre qe te ecte me kembet e veta.

  4. O Dash, po edhe ti në politikë je moshatar me Berishën.
    Në fund të fundit Berisha i trazon ujërat e politikës, ndryshe nga ti që në njëfarë mënyre nuk ke qenë aspak i suksesshëm pavarësisht ndershmërisë dhe mençurisë tënde, që të vlerësoj dhe respektoj nga të gjithë politikanët e tjerë.

    Politika në Shqipëri është një Luftë e Ftohtë dhe duhet ti përshtatesh edhe me metodat përkatëse, ashtu si bën Berisha.

    1. Po pra , pijaneci nuk e shef veten,qe eshet ebre si parazit qe mbijeton ne politike duke i falur votat e demokrateve, se vete s’merr as 20 vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *