• |
ide | kryesore

Situata në veri, Albin Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka folur për situatën aktuale në veri të vendit.

“E kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet gjatë orëve të mbrëmjes”, tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se tensionet e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd. Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigjur pozitivisht, prandaj provokimet e tilla, pengesat dhe bllokadat e krijuara, përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media.



8 Comments

  1. Duhet me pare t’a kishte mbledhur dhe, jo pasi ngel ne klase….
    Duhet menduar fundi me pare se te fillojsh gjene…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Karagjoze… (Marksist-democratic)
    ??‍♂️

  2. Albin, shqiperia eshte me ty. Po behemi gati te vijm te luftojme ne kosoven. Krijoni qendra atje per te na pritur e pajisur me arme e municione. Pa kosove nyk ka shqiperi, por rilindasit e Ramsezit ose jane injorante per ta kuptu ose tradhetare.

  3. Albini pavarsisht bindjeve marksiste esht i vetmi lider qe e meriton te quhet i tille dhe Kosoves sot me shume se kurre kur se ka dhe qeverine e Shqiperise ne krah, i duhet Albini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *