• |
ide | kryesore

Deputeti i PS nxjerr blof Ramën: Ka folur me Vuçiç për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” në “ABC” se kryeministri Edi Rama ka folur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës.

Rama e mohoi këtë në takimet që pati në Prishtinë.

I pyetur nëse Edi Rama duhet të flasë me presidentin e Serbisë për krizën në Kosovë, Xhafaj tha: “Atëherë po flasim në kushte krize dhe të jesh aty të zgjidhësh një krizë duhet të kesh një rol mbi palët. Roli i Shqipërisë nuk është mbi palët, ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

A duhet të flasë? Po. Absolutisht. Por kjo do të vijë dhe unë jam i bindur që ka ndodhur.

Pra që kanë folur? Po, sigurisht. Ka ndodhur dhe ka një diskutim të hapur. Por në këtë çështje është përfshirë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe instanca ndërkombëtare më të larta nuk është vetëm roli i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gjithmonë e paragjykuar, pasi do të jetë në krah të Kosovës.

Shqipëria mund të luajë një rol negocimi në mes. Sot është fakt që kemi të bëjmë me një situatë shumë kritike mes Kosovës dhe Serbisë që është kritike për të gjithë Ballkanin. Kemi të bëjmë me një situatë të zgjatur dhe negociatës së munguar” – tha ai. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Taulanti,ose edhe Spiropali,a kane dijeni,qe Rama,paska fol me Vucicin?Nese po,a ka marre Rama,miratimim e dy kollosave te PS????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *