• |
ide | kryesore

Raport i ftohtë me Kurtin? Rama: Është sajesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Ram i ftuar në Open tha se ai nuk i ka ‘prishur’ ndonjëherë marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin. Ai tha se ‘ftohja’ e tij me Kurtin është një sajesë mediatike.

“Është e pakuptimtë situata në veri nga aspekti ushtarak, kurse nga ana politike i kthen në peng qytetarët të një dialogu të mbetur rrugës.

Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit , rivijim i marrëveshjeve.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre” – tha Rama. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *