• |
ide | kryesore

Futbollisti francez flet për romancën me aktoren e njohur: Për dy vite kam vuajtur

-Instant, Paparazzi, Slider


Ish partneri i Pamela Anderson, Adil Rami ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me aktoren.

Në një intervistë, Adil ka reaguar ndaj të gjitha gjitha akuzave të saj për dhunë fizike. “E di se çfarë dëshironte ajo të arrinte duke më akuzuar. Donte të më shkatërronte, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin tim me shoqatat për mbrojtjen e grave të dhunuara. Kurrë nuk ngriti padi. Për dy vite kam vuajtur, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video e foto që i hedhin poshtë këto pretendime. Por tani ajo është e kaluara ime dhe s’dua t’i kthehem më”, ka rrëfyer Rami. Aktorja i dha fund lidhjes  me futbollistin francez  në vitin 2019 , pas dy vitesh lidhje.Pas ndarjes ajo e akuzoi  për dhunë dhe u shpreh se ai bënte një jetë të dyfishtë gjatë marrëdhënies së tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *