• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë moti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditët e fundjavës. Temperaturat do vijojnë të jenë të larta, duke ofruar një vjeshtë të artë.

Përshëndetje nga SHMU!

Gjatë fundjavës përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Ditën e shtunë, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu. Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell. Po kështu, edhe të dielën do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare të larta shtresore. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2. Temperaturat do të pësojnë ndryshime gjatë ditës si më poshtë. Dëshirojmë për ju një fundjavë të bukur në magjinë e vjeshtës së artë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *