• |
ide | kryesore

Pilula kundër Covid-19 funksionon/ Kompania farmaceutike: U përgjysmuan shtrimet në spital

-Instant, Lajme, Planet



Kompania farmaceutike Merck & Co njoftoi se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 ka dhënë efekt duke përgjysmuar shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar me koronavirus. Kompania farmaceutike ka bërë me dije se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.

Nëse miratohet, ilaçi i firmës Merck do të ishte pilula e parë që do të përdorej për të trajtuar COVID-19. Kompania Merck dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics thanë se rezultatet fillestare treguan se pacientët që e morën ilaçin, e quajtur “molnupiravir”, brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së simptomave të COVID-19 kishin 50 për qind më pak shanse për t’u shtruar në spital dhe për vdekje, krahasuar me pacientët që morën një pilulë falso.

Deri më tani, alternativa e vetme për të kuruar COVID-19 në treg janë vaksinat dhe asnjë formë tjetër pilulash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *