• |
ide | kryesore

Gazetarja e TCH: Gafa me uniformat e policisë në ceremoninë e drejtorit të ri, SPAK të reagojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë një vërejtje interesante në ceremoninë e betimit të drejtorit të ri të policisë së shtetit, Gledis Nano. Ai thotë se uniforma e Nanos dhe paraardhësit të tij në këtë detyrë Ardi Veliu nuk është e njëjtë edhe pse bëhet fjalë për drejtues policie të të njëjtit nivel.


“Tek kapelja e njërit kordoni më i gjerë dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i lartë, kordoni me i hollë. Streha e kapelës po ashtu ndryshe çdonjëra. Kordoni i krahut në dy kahe të ndryshme. E katërta, stema e policisë në xhepin e majtë dhe e pesta stema në xhepin e djathtë” – vëren gazetarja që shton se kjo është një tjetër provë e korrupsionit me uniformat e policisë.


“Korrupsioni dallohet edhe kështu, në një ceremoni, ku uniforma e një zyrtari të lartë të Policisë nuk i ngjan tjetrit. Kjo është një provë që duhet ta rizgjojë SPAK, të rihapë letrat e skandalit të tenderit të uniformave të policisë dhe të mos mjaftohet me firma nëpunësish që aprovuan tenderin disa milionsh” – shkruan Hoxha.

KOMENTI I PLOTË

Poliforma…

Duhet te ishte uniforme. Por eshte poliforme. Fatkeqesisht

Te dy ata, njeri qe iku dhe tjetri qe mori drejtimin e Policise se Shtetit mbanin veshur poliformën e policisë se shtetit. Te paunifikuar. Dikush duhet te akuzohet penalisht para drejtesise per vjedhjen me tenderin e uniformave te policise dhe ata nuk jane vetem disa specialiste periferike. Nese duhen prova, ja cilat jane:

Dy uniforma te ndryshme qe sipas ligjit duhet te ishin njesoj. Me 5 ndryshime qe me rastin e kesaj ceremonie te rendesishme ku u prezantua lideri i ri Z. Gledis Nano dallohet qe nga ornamentet e kapeles. Tek kapelja e njerit kordoni me i gjere dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i larte, kordoni me i holle. Streha e kapeles po ashtu ndryshe cdonjera. Kordoni i krahut ne dy kahe te ndryshme. E katera, stema e policise ne xhepin e majte dhe e pesta stema ne xhepin e djathte.

Kjo ceremoni na sherbeu dhe njehere te kuptojme se korrupsioni nuk zbulohet vetem duke i kapur në flagrancë te korruptuarit teksa janë duke marre valixhet me para.

Korrupsioni dallohet edhe keshtu, ne nje ceremoni , ku uniforma e nje zyrtari te larte te Policise nuk i ngjan tjetrit. Kjo eshte nje prove qe duhet ta rizgjoje SPAK , te rihape letrat e skandalit te tenderit te uniformave te policise dhe te mos mjaftohet me firma nepunesish qe aprovuan tenderin disa milionesh .
Mbas kesaj ceremonie ku qartazi nuk dime me se cila eshte uniforma e sakte e policise se shtetit , dhe kesaj radhe nuk behet fjale per police rrugore as te rolit baze, Por per zyrtaret me te larte te saj qe te perbashket ne uniforme kishin vetem ngjyren dhe kopsat e xhaketes.

SPAK te rihape letrat. Te shfletoje shkresurinat, te tejkaloje anetaret e KVO qe u perfshine ne tenderin e unformave te Policise se Shtetit dhe te shkoje lart.

Ashtu si duhet te hetohen tenderat e automjeteve te RENEAS, me te cilet oficeret e specialeve udhetojne ne aksione te ngarkuar ne automjete te pershtatur vetem sepse dikush duhet te fitonte edhe dhjamin e pleshtit. Ashtu si duhet te shikoje tenderin per rikonstruksionin e Akademise se Sigurise.

Dhe ne mos u befte kjo, te shkruhet nje ligj ku mos te ‘peshkohen” vetem nepunes periferike qe u binden shefave ne tendera. Por te jete me detyrim, ne cdo tender te firmose edhe titullari, eprori, ministri , drejtori i pergjithshem. Mjaft me delegime

Jo me zyrtare policie te veshur me uniforme Policie te paunifikuar . Jo me police te keqveshur.
Ndryshe mos i kerkoni llogari atij policit ne rreshtore se e kishte neglizhuar solemnitetin e kapeles. As atij qe i eshte zberthyer nje kopse.

Nje uniforme policie e vjedhur , quhet poliforme dhe kushdo qe e ka prekur solemnitetin me qellimin e paster per te fituar ne tendera dhe te perzgjedhur kryen nje krim . Ndaj kushdo qofte ai , duhet te shkoje ne burg.

©lapsi.AL

10 Comments

  1. Miliona euro tendera dhe uniformat me te shemtuara nuk behen. Si ka mundsi??!! Ti mer legen do maresh pjesen qe re takon po te pakten prodho dicka qe te ngelet dhe ti jape nje fare rendsie policit shqiptar qe si tipare dalluese ka qe eshte kokmadh dhe kokcep dhe me shpatulla te ngushta dhe te varura.

  2. Turp ca vendi rumpalle. Dhe ne vende te botes se 3te sma do mendja qe uniforma e policise te trajtohet si uniforme mekaniku

  3. Edhe nje dallim tjeter qe shpreh seriozitetin e policise qe duam. Njeri i rruar dhe tjetri i riu

    i parruar alla rlindas sikur po vjen nga shpellat. Impakti dhe perceptimi i pare kur shef ose

    te del perpara nje polic i catalluar tere lesh ne fytyre si njeri i eger , eshte se ky me shume eshte

    nje bandit se ushtar i ligjit.

    Edhe nje dallim tjeter , njeri eshte me duar te lidhur dhe tjetri me duar te leshuara, nderkohe qe duhet te

    jete e percaktuar ne rregullore te policise edhe se si duhet te pozojne qe te percjellin ne publik mesazhin

    e rregullit, te qendrueshmerise, te modelit te shtetarit, se jo cdo pozicion eshte i denje per figuren e

    policit te shtetit, psh kur ai eshte duke bere nevojen me uniforme policie veshur.

    Nuk eshte rastesi qe keto 8 vite , jo vetem kupola rilindase por krejt administrata e shtetit mundohet

    ti ngjajne sa me shume Fyhrerit te tyre aq sa duken sikur jane klone te KM-se, te gjiyhe ta parruar e me

    mjeker, dhe kush eshte me me fat e ka mjekren edhe pak si te thinjur. Shikoni dhe beni nje krahasim

    te Fyhrerit tone me ato te vendeve te tjera, te gjithe te rruar, me kostume e kepuce serioze, me kollare

    njengjyreshe , per te percjelle seriozitet, rregull. merrni me radhe homologet e Rames, Vucic, i rruar, Zajev i

    rruar, Kurti i rruar, Mitsotacic i rruar, Mario Dragi i rruar, Makron i rruar, Xhonson i rruar, Bajden i rruar,

    Putin i rruar, Xi Jiping i rruar, kancelari i ardhshem gjerman Olaf Sholtz i rruar etj etj. Rilindasit

    me ne krye KM nuk kane kohe te rruhen sepse jane te zene duke rruar xhepat e shqiptareve.

  4. Kete e vura re qe dje. Po ka dhe nje gje qe eshte akoma me uleritese. Gledis Nano po shkon aty per leke dhe per fame e jo per meritat apo aftesite. Kishte harxhuar te pakten nja 2 ore me mjekren te parukieri duke e nxire e rregulluar!!!

    Drejtoriu i ri mendjen do e kete vetem te pazaret dhe te leket. Rasti me i mire eshte qe do qendroje 4 vjet aty, po pastaj??? Ligji nuk i lejon me pas te punoje ne polici, dmth i vdes pasioni qe permendi dje
    I uroj suksese policise ne degradimin e metjeshem ose nuk do i mbylli 6 muaj dhe eshte vene aty qe te iki bashke me ministrin

  5. Ajo që ndodhi në Gjirokastër tregon se Berisha është duke vdekur politikisht, janë duke e pritur nëpër rrethe pjesa më e pagdhëndur e shoqërisë dhe e vetmja gjë që po arrin Berisha është dëmtimi i PD.

    1. O i paemer dhe ju paemrat e tjere qe jeni llumi llumit: Clidhje ka ky artikull me Berishen??? Largoni more inatin nga Berisha ose komentoni ne ndonje artikull ku eshte Berisha. E kam seriozisht se do ju shpifet ndonje kancer… Po ka dhe me keq do leshoni pllumat e do cmendeni, dhe do dilni kot neper Tirane me dosje bosh e te kollarisur, gjoja si drejtore

  6. Haha gaze.arja e qenefit.e ke myt.tham se mos hapje ndonje pet lakrori e do te mernim pak seriozisht. ik o langaraqer .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu