• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë përmbysje në Nations League: nga dy gola disavantazh, Franca shkon në finale me golin e Hernandez

-Instant, F1, Sport, Video



Finalja e Nations League 2021 do të jetë Spanjë-Francë, e planifikuar për të dielën në stadiumin San Siro në Milano. Në Torino, Bleus mposhtën 3-2 me përmbysje Belgjikën, që do të luajnë për vendin e 3 me Italinë. Djajtë e Kuq arritën një avantazh 2-0 mes minutës së 37′ dhe 40′: fillimisht Carrasco mposhti Lloris në shtyllën e afërt, pastaj Lukaku nënshkroi dyfishimin. Në pjesën e dytë Benzema rihapi ndeshjen (62′), Mbappé barazoi me një penallti (69′) ndërsa në të 90′ lojtari i Milanit Theo Hernandez dëshpëroi Courtois.

Një silur në hyrje të zonës në minutën e 90 nga Theo kompletoi kështu në minutën e fundit përmbysjen e Francës nga 0-2, duke mundur në stadiumin Allianz 3-2 Belgjikën, për tu prezantuar në finalen me Spanjën të dielën në mbrëmje në San Siro. Është epilogu i një gjysmë ore me emocione të mëdha mes dy skuadrave yjore, që kulmoi me 3-2 për Belgjikën e që iu anulua Lukakut në minutën e 87 për një pozicion jashtë loje prej disa centimetrash dhe një shtyllë në një goditje dënimi të Pogba, disa sekonda para golit të artë nga Hernandez që i dërgon të gjithë në shtëpi. Lukaku dhe shokët e tij të skuadrës, nga ana tjetër, do të takohen me të kaltrit në finalen e vogël në Torino.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *