• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shisnin ilaçe covidi kontrabandë, në pranga farmacistë dhe pronarë deposh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Margatita Xhaxhiu
Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.



2 Comments

  1. “Ku ishte ti kur na përjashtonte Basha?”: Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan, fishkëllehet nga salla dhe tentohet t’i merret mikrofoni,ky Florian Lila eshte kryeshpellkari i pd ne laprake dhe drejtesi i albana vokshit ne fushate e fundit te zgjedhjeve te fundit

  2. Geri Kokalari i zbulon të shkuarën Evi Kokalarit: Ka lidhje me një kongresmen që po hetohet për trafik seksual

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *